SPOS logo
  • Bulgarian
  • Croatian
  • English
  • French
  • German
  • Hungarian
  • Macedonian
  • Romanian
  • Russian
  • Serbian
  • Slovenian
  • Spanish

SPOS
Savez pčelarskih organizacija Srbije

SPOS Ul. Dr Agostina Neta 30 A, 11070 Novi Beograd [email protected] 011/61-28-071 060/444-0-121 060/444-0-124 060/444-0-287

TË GJITHË PËR VRANJË: PROGRAMI I PANAIRIT TË PARË TË BLETARISË SË BALLKANIT JUGLINDOR MË 16. SHTATOR



Datum objavljivanja vesti:
Broj pregleda: 2.916

Më 16. Shtator të vitit 2017, në sallën sportive të qytetit të Vranjës do të mbahet Panairi i parë i bletarisë së Ballkanit juglindor (Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Turqi, Mali i Zi) në organizimin e SHOBS-së (Shoqatës së Organizatave të Bletarisë së Serbisë), me mbeshtetjen e Qytetit te Vranjës dhe OT të Vranjës, si dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve „Matica“ nga Vranja. Hyrja është falas për të gjithë bletarët e interesuar, si dhe për qytetarët – konsumatorët e produkteve të bletëve.

 

 

PANAIRI I PARË I BLETARISË SË

BALLKANIT JUGLINDOR

ME PJESMARRJE NDËRKOMBËTARE

(Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Turqi, Mali i Zi)

 Salla sportive e qytetit të Vranjës

Më: 16. shtator të vitit 2017

Orari i punës: nga ora 9-19

 

 

HYRJA FALAS PËR TË GJITHË

PARKIMI FALAS PËR EKSPOZUES DHE VIZITORË NË OBORRIN E SALLËS SPORTIVE

KABINA PËR EKSPOZUES KREJTËSISHT FALAS

MADJE EDHE 40% ZBRITJE PROMOVUESE NË REGJISTRIM PËR EKSPOZUESIT

HAPËSIRA MADHËSHTORE E SALLËS SPORTIVE SË QYTETIT TË VRANJËS

(Mbi 1300 metra katror hapësirë për ekspozitë plus një sallë për ligjërata me 400 ulëse)

 

PROGRAMI I PANAIRIT:

 

 9.00 Fillimi i ekspozitës shitëse

10.30 HAPJA SOLEMNE E PANAIRIT

              – Ministri i Bujqësisë, Branisllav Nedimoviq

              – Kryebashkiaku i Vranjës, Sllobodan Millenkoviq

              – Kryetari i SHOBS-së, Rodolub Zhivadinoviq

11.00 TRIBUNA PËR MBËSHTETJEN SHTETËRORE TË BLETARISË SË SERBISË

              – Ministri i Bujqësisë, Branisllav Nedimoviq

              – Kryetari i SHOBS-së, Rodolub Zhivadinoviq

              – Bletarët e pranishëm do të kanë mundësi që t’i parashtrojnë pyetje pjesëtarëve të tribunës pas paraqitjes hyrëse

12.00 Ligjërata profesionale lidhur me bletari:

Ligjerues: Drsc. MARCO PIETROPAOLI nga Roma (Italia), studiues Italian, biolog, Instituti për hulumtime eksperimentale në fushën e parandalimit të sëmundjeve të kafshëve të rajonit të Lacio dhe  Toskana (Istituto Zooprofilattico Sperimentale delle Regioni Lazio e Toscana). Ai ka dhe bletët e veta, të cilat përbëhen nga 80 koshere bletësh.

Interesi hulumtues i tij përfshinë të gjitha aspektet e bletarisë, por më së shumti merret me studimin e patogjenëve dhe parazitëve të bletëve (varoa, nozemoza, buba e vogël e koshereve, viruset e bletëve). Numri më i madh i projekteve kërkimore që kanë rezultuar në botime të jashtëzakonshme në revista të njohura shkencore, kanë të bëjnë me  testimin e  preparateve të reja dhe metodave për parandalimin e  varoes dhe nozemës.

Preparatet akaricide të cilit i ka ekzaminuar, janë në bazë të përbërësve tashmë të njohur (acid milingonash, acid oksal dhe acide të tjera), por në formën e formulimeve të ndryshme tregtare (Mite Away Quick Strips®, xhel MAQS ™, Api Bioxal, TO BEE®). Ka ekzaminuar efikasitetin e akaricideve organike gjatë mënyrave të ndryshme të aplikimit (nëpërmjet sublimatorit Varroglass®, duke përdorur një kafaz që siguron mungesën e vezëve në kombinim me trajtim me timolol (me preparatin Apiguard® dhe teknikën e mbylljes së amës në kafaz në të luftuarit kundër varoe), por dhe preparatit homeopatik  „Phosphorus 30 CH“). Kur bëhet fjala për nozemën, ai ka ekzaminuar efikasitetin e preparateve natyrore Api Herb® dhe Vita feed Gold® në parandalimin dhe kontrollin e nozemozës. Si një anëtar i organizatës ndërkombëtare COLOSS (Prevention of honey bee COlony LOSSes), e cila ka për qëllim parandalimin e humbjes së shoqërive të bletëve,  është aktiv në kuadër të seksionit i cili merret me me kontrollin e varoes.

 

12.00 Tema: „Parandalimi i suksesshëm i varoes në Itali dhe hulumtimet tona mbi efikasitetin e dijapazonit të gjërë të preparateve kundër varoe“

              13.30 Tema: „Hulumtimet tona në parandalimin e sëmundjeve të bletëve “

              Përkthyes: Prof. dr Jevrosima Stevanoviq, FMV Beograd

              14.30 Pyetje dhe përgjigje

19.00 Mbyllja solemne e panairit dhe e ekspozitës së shitjes

              – Përfaqësuesi i Qytetit të Vranjës do t’ju shpërndanë letra mirënjohjeje të gjithë pjesëmarrësve, si dhe diploma për kabinën më të bukur si dhe ekspozuesit më të largët.

 

Vranje mapa

 

KUSHTET E PJESËMARRJES SË EKSPOZUESVE

mund t’i shikoni KËTU

 

MORATE BITI ULOGOVANI DA BISTE VIDELI KOMENTARE