SPOS logo
  • Bulgarian
  • Croatian
  • English
  • French
  • German
  • Hungarian
  • Macedonian
  • Romanian
  • Russian
  • Serbian
  • Slovenian
  • Spanish

SPOS
Savez pčelarskih organizacija Srbije

SPOS Ul. Dr Agostina Neta 30 A, 11070 Novi Beograd [email protected] 011/61-28-071 060/444-0-121 060/444-0-124 060/444-0-287

PANAIRIN E GJASHTË TË BLETARISË SË BALLKANIT JUGLINDOR „BALLKANI I HAPUR“



Datum objavljivanja vesti:
Broj pregleda: 965

SHOQATA E ORGANIZATAVE TË BLETËVE TË SERBISË

QYTETI I VRANJES

 

në bashkëpunim me

UNIONIN E  SHOQATAVE TË BLETËVE TË MAQEDONISË VERIORE

SHOQATA E BLETARËVE PROFESIONALË TË GREQISË

UNIONI I SHOQATAVE TË BLETARËVE TË REPUBLIKËS SERBE

FEDERATA KOMBËTARE E BLETARËVE TË SHQIPËRISË 

me mbështetjen e

SHOQATËS SË BLETARËVE „MEMET“ NË VRANJË 

 

organizojnë

 

PANAIRIN E GJASHTË TË BLETARISË SË

BALLKANIT JUGLINDOR

„BALLKANI I HAPUR“

 

(Maqedonia e Veriut, Greqia, Republika Serbe, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi)

Salla sportive e qytetit të Vranjës

Data: më 23 shtator 2023

Orari i punës: 7-19 h

 

HYRJA DHE PARKIMI FALAS PËR VIZITORË

 

 

 

PROGRAMI I PANAIRIT:

 

9.00 Fillimi i ekspozitës së shitjeve

10.30-11.00 HAPJA SOLEMNE E PANARIT

– Kryetari i komunës së Vranjës Sllobodan Milenkoviq

– Kryetar i SPOS-IT,  dr. i mjek. Rodolub Zhivadinoviq

– Përfaqësues i Republikës së Serbisë 

11.00-11.15 PROGRAMI KULTURORO-ARTISTIK

ORA 11.15-11.45 TRI VJET PUNE TË REPARTIT PËR GRUMBULLIMIN DHE HEDHJEN NË TREG TË MJALTIT TË BLETARËVE PËRMES SPOS-it „MJALTI YNË“ SHPK (NAŠ MED DOO), KUSHTET E HEDHJES NË TREG TË MJALTIT, PËRVOJAT DHE PLANET

 Nenad Portiq , drejtor i Repartit për grumbullimin dhe hedhjen në treg të mjaltit të bletarëve të SPOS-it „MJALTI YNË“ shpk.

11.45-13.15 LIGJËRATA PROFESIONALE NGA FUSHA E BLETARISË

ROGJER PATERSON, Saseksi Perëndimor, Britani e Madhe, kryetar i  BIBBA (Shoqatë për Përparimin e Bletëve dhe Bletarëve)

Rogjer Patterson nga Saseksi Perëndimir, Britani e Madhe, është një bletar me përvojë, ligjërues dhe autor i librave të shumtë nga fusha e bletarisë. Me bletari merret që nga qershori i vitit 1963 me rreth 130 shoqëri. Ai studion aspektet praktike të bletarisë, të përqendruara me marrjen e thjeshtësuar të bletarisë, që ka të bëjë me rritjen e memeve dhe përmirësimin e cilësisë së bletëve. Ai inkurajon bletarët të përdorin metoda që nuk janë praktikë e zakonshme e bletarisë, të tilla si, për shembull, rritja e memeve (mbretëreshave) me një metodë më pak të zakonshme, ose me metodën „Vejkford“ të kontrollit të roitjes. Ai inkurajon bletarët që t’i kuptojnë bletët e veta, në mënyrë që të kujdesen për to siç duhet. Është krijues  i një lloj shtrati si rrjetë e hapur, një me një dërrasë uljeje dhe një pa të, që mund të bëhen lehtësisht nga druri i ricikluar.

Është kryetar i BIBBA (Shoqatë për Përparimin e Bletëve dhe Bletarëve), e cila promovon bletët shtëpiake, të ngjashme me bletët që gjenden në vend. Ai është  ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës Britanike të Bletarëve dhe zëvendës kryetar i Sigurimit  nga Sëmundjet e Bletëve, si dhe ligjërues në  Shoqatën Qendrore të Bletarëve dhe në Ekspozitën Kombëtare të Mjaltit. Është autor i librit “Bletaria. Një udhëzues praktik”.

Tema 1: „ÇFARË NUK ËSHTË NË RREGULL ME MEMET TONA „

Një pasqyrë e problemeve aktuale me Memet/mbretëreshat/ dhe me disa mënyra të sugjeruara për t’i zgjidhur këto. Pavarësisht mohimeve të disa ekspertëve, shumë bletarë në mbarë botën po përjetojnë dështime të pashpjegueshme me memet, siç janë,  ndër të tjera, zhdukja e memeve dhe zëvendësimi me meme të reja gjatë verës. Problemet e këtilla  janë paraqitur në numër të madh në fillim të këtij shekulli. Bletarët e rinj e shohin problemin kështu, por nuk e kuptojnë se ky është i natyrshëm. Është bërë një hulumtim i vogël dhe  gjëja më e mirë që mund ta bëjë bletari është t’i dallojë simptomat dhe t’i menaxhojë bletët e veta në përputhje me këto rrethana. Në ligjëratë mund të dëgjohen shembujt e rasteve të vërteta, duke u kthyer disa vite pas  në shqyrtimin e tyre.

Tema 2: „METODA E ROGJER PATERSONIT PËR RRITJEN E NUMRIT TË SHOQËRIVE NË BLETORE“

Bletarët profesionistë dhe bletarët me përvojë shpesh kanë nevojë për furnizim të vazhdueshëm me bërthamë /nukleus/, në mënyrë që të mund të aplikojnë teknika të ndryshme të avancuara të bletarisë. Kjo temë tregon metodën, ku nga një kompani e fortë që ka dalë nga dimri, në rast të kushteve të mira, mund të krijohen dhjetë ose më shumë kompani cilësore deri në dimërimin e ardhshëm. Ai është gjithashtu autor i librit me po këtë titull.

 

MORATE BITI ULOGOVANI DA BISTE VIDELI KOMENTARE