SPOS logo
  • Bulgarian
  • Croatian
  • English
  • French
  • German
  • Hungarian
  • Macedonian
  • Romanian
  • Russian
  • Serbian
  • Slovenian
  • Spanish

SPOS
Savez pčelarskih organizacija Srbije

SPOS Ul. Dr Agostina Neta 30 A, 11070 Novi Beograd [email protected] 011/61-28-071 060/444-0-121 060/444-0-124 060/444-0-287

PROGRAMI I PANAIRIT TË DYTË TË BLETARISË SË BALLKANIT JUGLINDOR



Datum objavljivanja vesti:
Broj pregleda: 3.450

Në sallën sportive të qytetit të Vranjës më dt. 22. shtator të vitit 2018 do të mbahet Panairi i dytë i bletarisë së Ballkanit juglindor (Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Turqi, Mali i Zi) në organizimin e SHOBS-së (Shoqatës së Organizatave të Bletarisë së Serbisë) me mbështetjen e qytetit të Vranjës dhe organizatës turistike të Vranjës, si edhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve “Matica” nga Vranja. Hyrja është falas për të gjithë bletarët e interesuar si edhe për qytetarët – konsumatorët e prodhimeve të bletëve.

 

PANAIRI I DYTË I BLETARISË SË BALLKANIT JUGLINDOR ME PJESËMARRJE NDËRKOMBËTARE

(Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Greqi, Turqi, Mali i Zi)

 

Salla sportive e qytetit të Vranjës

 

Më: 22. shtatori i vitit 2018

 

Orari i punës: 9:00 – 19:00

 

 

HYRJA FALAS PËR TË GJITHË

 

PARKIMI FALAS PËR EKSPOZUESIT DHE VIZITORËT NË OBORRIN E SALLËS SPORTIVE

STENDAT PËR EKSPOZUESIT KREJTËSISHT FALAS

 

MADJE EDHE 40% ZBRITJE PROMOVUESE NË REGJISTRIM PËR EKSPOZUESIT

 

(NUK paguhen 14,4 euro për metër katror për stenda si në Panairin Shtetëror të Bletarisë në Beograd)

 

HAPËSIRA MADHËSHTORE E SALLËS SPORTIVE TË QYTETIT TË VRANJËS

 

 

 

PROGRAMI I PANAIRIT:

 

9.00 Fillimi i ekspozitës shitëse

 

10.30 HAPJA SOLEMNE E PANAIRIT

– Kryebashkiaku i Vranjës Sllobodan Millenkoviq

– Kryetari i SHOBS-së Rodolub Zhivanoviq

 

 

11.00 TRIBUNA PËR MËNYRËN E PUNËS SË IMPIANTIT PËR MBLEDHJEN DHE VENDOSJEN E MJALTIT TË BLETARËVE TË SHOBS-së “Naš Med“ sh.p.k.

– Kryetari i SHOBS-së Rodolub Zhivadinoviq

– Drejtori i impiantit “Naš Med“ sh.p.k. Radivoje Rankoviq

– Referenti i SHOBS-së për punët e zhvillimit Nenad Portiq

– Bletarët të pranishëm pas prezantimeve hyrëse do të kenë mundësi t’ua bëjnë pyetjet pjesëmarrësve.

 

12.00 Ligjërata profesionale lidhur me bletari: 

Ligjërues: dr.shk. Michael L Smith nga SHBA, hulumtues amerikan, biolog molekular

 

Dr.shk. Michael L. Smith është hulumtues amerikan dhe bletar praktikues, aktualisht në studimet e postdoktoraturës në Universitetin Konstanc në Gjermani në institutin Max Planck në degën për sjelljen kolektive. Studimet e doktoratës i ka kryer në universitetin Kornel, në shtetin Nju Jork, në degën për neurobiologjinë dhe sjelljen (Department of Neurobiology and Behavior/Cornell University), nën mentorimin e prof. dr. Thomas Dyer Seeley, intervistën e të cilit ju kishit mundësi ta lexonit pak kohë më parë në revistën “Bletari serb”, kurse studimet themelor universitare në Universitetin Prinston në fushën e biologjisë molekulare. Në Universitetin Kornel ka punuar si asistent dhe ligjërues mysafir, kurse shumë ligjërata të shkëlqyeshme për sjelljen e shoqërive të bletëve dhe sëmundjet e bletëve i ka dhënë nëpër Amerikë dhe Evropë. Sipas fjalëve të profesorit të tij dhe mentorit në doktoraturë, prof. dr. Thomas Dyer Seeley, ligjëruesi ynë Michale L. Smith është jo vetëm shkencëtar i jashtëzakonshëm por edhe bletar praktikues i shkëlqyeshëm.

Në fokusin e hulumtimeve dhe veprave shkencore të tij kryesisht është sjellja e shoqërive të blatave në rrethana të ndryshme dhe nivelet e zhvillimit për kullotjen e bletëve, prej asaj si ato mbledhin ushqim, si sillen që të pengojnë mungesën e ujit, si bletët vendosin kur do të fillojnë me ndërtimin e hojes së mashkullit dhe çerdhes dhe kur jo, cilët  faktorë ndikojnë në atë që shoqëritë e bletëve të mbijetojnë në egërsi, si shoqëria vlerëson fazën e zhvillimit në të cilën gjendet dhe varësisht nga ajo drejton jo vetëm mbijetesën dhe rritjen e saj por edhe riprodhimin, deri te studimi i ndikimit të parazitëve të bletëve, kryesisht të nozemës dhe varoes dhe mënyrës së transferimit të tyre. Gjithsesi, publikut më të gjerë kërkimi më interesant të cilin e ka bërë dhe i cili ka tërhequr vëmendjen e madhe të mediave, është ai rreth caktimit të nivelit të dhimbjes gjatë pickimit të bletës varësisht nga vendi në trup, për të cilin mori çmimin Ig Nobel në vitin 2015 për arritjet shkencore humoristike dhe të çuditshme. Veprat e tij janë botuar në  shumë revista shkencore dhe të bletarisë mes të cilave më të njohurat janë:  American Bee Journal, Apidologie, Bee Culture, Animal Behavior, Cosmos.

 

Bëhuni gati mirë për ligjëratën e tij, temat e ligjëratave të tij janë tepër interesante, por pas asaj, përmes diskutimit mund të bëni pyetjet nga cilado fushë të bletarisë për të mësuar qëndrimet më të reja shkencore rreth problemit i cili është në fokusin e vëmendjes suaj. Deri tani nuk kemi pasur një ligjërues mysafir me kalibër të tillë, me dijeni aq të gjerë për bletarinë si nga ana shkencore ashtu edhe nga ana praktike të mbajtjes së bletëve.

 

12.00 Tema: Të fluturuarit dhe vërsulje i bletëve në bletore dhe ndikimi i tyre në suksesin e apikulturës suaj praktike (shoqëria juaj nuk është ajo çfarë keni menduar se është)”

 

13.30 Tema: “Menaxhimi i bletëve me hojet e mashkullit, deri tani funksionet e panjohura e hojes së mashkullit, si edhe caktimi i momentit kur fillojnë të ndërtojnë hojen e mashkullit (ndërrimet stinore dhe e ardhmja e pasigurt)”

Përkthyes: Miodrag Petroviq, Kragujevc

 

14.30 Pyetje dhe përgjigje

 

19.00 Mbyllja solemne e panairit dhe e ekspozitës së shitjes

– Kryetari i qytetit të Vranjës do t’u shpërndajë letra mirënjohjeje të gjithë pjesëmarrësve, si dhe diploma për stendën më të bukur dhe ekspozuesin më të largët. 

 

KUSHTET E PJESËMARRJES SË EKSPOZUESVE

mund t’i shikoni KËTU

 

MORATE BITI ULOGOVANI DA BISTE VIDELI KOMENTARE